Prokurori për vrasjen në Gjilan: Tentuan ta inskenojnë si vetëvrasje

Vrasja e 21 vjeçarit nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit, ka bërë që Policia e Kosoves dhe Prokuroria e Gjilanit të arrestojnë dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre ka pranuar që ka kryer vrasjen.

Mbrëmjen e kaluar, 21 vjeçari me inicialet F. A është qëlluar me armë nga një person.

KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Agron Uka i cili ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin dhe intervistimin e të dyshuarve.

“Nuk po mundemi ende me zbulu shkakun se pse ka ndodh. Deri më tani është arrestuar vëllai dhe i dyshuari kryesor Liridon Uruqi. Jemi duke e bërë kërkesën për caktim të paraburgimit të të dyshuarit. Mund të ju them se i dyshuari e ka pranuar veprën në tërësi”, tha Uka.

Sipas prokurorit Uka, policia dhe prokuroria kanë vepruar menjëherë dhe nuk kanë lënë që dëshmitarët të bashkëveprojnë për të ndryshuar rrethanat e ngjarjes.

“Dëshmitari ka thënë se e gjitha ka ndodh aksidentalisht por ne duhet të analizojmë situatën, se pse i dyshuari ka pasur armë me vetë si ka ardhur rasti deri te shkrepja e armës”, tha Uka më tutje.

Tutje, prokurori Uka ka treguar se të dyshuarit gjithsej sa ishin 3 njëri nga ta ishte arrestuar në fillim ndërsa të tjerët kanë tentuar ta inskenojnë ngjarjen, kinse 21 vjeçari ka bërë vetëvrasje.

“Po në fillim kanë tentuar që ta inskenojnë ngjarjen por fati ynë dhe shpejtësia e policisë dhe prokurorisë, kemi arrit që mos me i lanë me bashkëpunu. Arma është shkrepur prej 3-4 metra, dhe është qëlluar në zemër, viktima ka shkuar në spital pa shenja jete”, tha Uka.

I dyshuari e ka qëlluar 21 vjeçarin me revole të tipit TT 7.62mm

Prokurori Uka tregoi edhe se Liridon Uruqi i dyshuari ka një dosje të gjerë kriminale.

“Liridon Uruqi ka dosje kriminale, për vrasje në tentative është i dënuar me dy vjet efektiv, ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Ka një të kaluar shumë të gjerë kriminale i dyshuari”, tha Uka.

Edhe policia ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa i dyshuari kryesor ishte në arrati.

Mëngjesin e sotëm policia ka arritur të arrestoj edhe të dyshuarin kryesor i cili kishte kryer veprën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi