Projekti i kompanisë Apple, më shumë se 1 miliardë dollarë investime për më shumë se 22 mijë vende të reja pune!

Apple ka vendosur të hapë më shumë se 22 mijë vende pune në SHBA në pesë vitet e ardhshme. Kompania that ë enjten se do të shpenzojë 1 miliardë dollar për një kampus të ri në Austin, Texas.

Qyteti është shtëpia e një kampusi tjetër të Apple, ku janë të punësuar 6200 të punësuar, dhe që konsiderohet më e madhja jashtë zyrave qëndrore në Cupertino, California.

Kampusi I Austin do të jetë më pak se një milje nga ajo aktualja, tha kompania në një deklaratë. Pretendohet që të jetë qyteti me më shumë të punësuar, me një forcë pune prej 5000 vetësh dhe me një kapacitet prej 10 mijë vetësh.

Apple ka në plan që të ndërtojë edhe zyrat e reja në Seattle, San Diego dhe Culver për tre vitet e ardhshme. Secila nga zyrat do të ketë mbi 1000 punonjës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi