Profesori shqiptar në Francë kritikon Ramën se po përzihet në punët e Kosovës

Profesori i Shkencave Politike në Francë, Nezir Kraki ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Kraki ka pyetur se pse Rama përzihet në punët e Kosovës.

Ai tha se kryeministri nga Shqipëria, nuk e ka pasur asnjëherë hallin te Kosova.

“Hallin e Hashim Thaçit e dimë por atë të Edi Ramës nuk po arrijmë ta kuptojmë në shqipet e Kosovës. Çka dreqin ka që e fut hundën në tema kaq të rënda dhe të panjohura për të?…se Kosovën hall kurrë s’e ka pasë”, shkruan Kraki.

Kryeministri shqiptar kohëve të fundit ka shpeshtuar deklaratat lidhur me vendimet e marra në Kosovë. Ai sikurse Presidenti Hashim Thaçi është duke mbështetur ndryshimin e kufijve të Kosovës në këmbim të një marrëveshje me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi