Profesori i sizmologjisë: Në vitin 2013, i ofruam qeverisë një hartë sizmike, por nuk e morën parasysh

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike.

Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë nga profesoret e nderuar, ajo nuk u mor parasysh.

Aliaj shpreson se kjo hartë e re, ashtu si në komunizëm, do të merret tani parasysh, pas tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”./TCH

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Reforma e titujve të pronësisë, Gjonaj: Kapitull i ri, ALUIZNI e Hipoteka një e vetme

Në kuadër të aktivitetit të reformës së titujve të pronësisë të mbajtur me kryeministrin Edi Rama në Libofshë të Fierit, ministrja e Drejtësisë, Etilda...

Ramiz Kelmendi vjen në seancë

    Deputetët e Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë në sallën e seancave, ndërsa në sallë ka arritur tashmë edhe deputeti Ramiz Kelmendi i cili...

Vasili: Ndërkombëtarët të monitorojnë Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një shënim në rrjetet sociale, shkruan se ndërkombëtarët duhet t’i dalin...

Së fundi

​Veterani i UÇK-së lirohet nga policia turke

Autoritetet turke kanë liruar veteranin e UÇK-së, Imri Ilazin, i cili është arrestuar sot në Aeroportinë e Ankarasë, pasi Serbia kishte dërguar emrin e...

Bashkoi dy apartamentet, i bëri furrë buke dhe parukeri në katin e parë të pallatit

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë...

Turizmi, dega më e goditur nga pandemia, 100 mijë punonjës rrezikojnë mbijetesën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon pamje të plazheve të boshatisur, pasi sipas tij, shumica e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me...