Procedimet për protestën, Kryemadhi: Nuk më trembin!

 

 

Në kohën kur Lulzim Basha ishte i pranishëm në një tryezë të përbashkët me sipërmarrësit e vegjël për Taksën mbi Vlerën e Shtuar, Monika Kryemadhi u takua me një grup artistësh që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

E në këtë takim, kryetarja e LSI-së komentoi edhe procedimet e nisura nga Policia dhe Prokuroria për bllokimin e rrugëve gjatë protestës së të enjtes së shkuar..

“Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të bëjmë dekriminalizmin do ta deklarojmë se jemi proceduar nga prokuroria e Ramës. Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët dhe me gjykojnë me votë. Ashtu si kam hyrë 17-vjeç në politike, ashtu do të dal, me votën e shqiptarëve. Nuk kërcënon dot as Rama, as Arta Marku, as Xhafaj”,deklaroi Kryemadhi, duke shtuar se është e vendosur për të vazhduar protestën.

Sa i takon Teatrit Kombëtar, Kryemadhi u dha mbështetjen e LSI-së artistëve.

“Duam të jemi pjesë e luftës së tyre dhe për çdo veprim na kanë në krahë për të mos e lejuar këtë shkatërrim të artit dhe kulturës. Shqiptarët nuk krenohen me politikën tonë, por me artistët dhe artin. Jemi me ju dhe jemi të gatshëm për çdo gjë që keni nevojë sepse vetëm një art i pavarur mund të prodhojë art”, vijoi Kryemadhi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi