Problemet e “Galaxy Fold”, Samsung nuk do ta shtyjë datën e lançimit

Pavarësisht problemeve me ekranin, ekspertët thonë se telefoni që paloset i Samsungut nuk është një kauzë e humbur që në fillim.

“Galaxy fold” ishte me rrezik dhe kjo dihet, sepse inovacioni dhe rreziku ecin krah për krah, i tha CNN-it kërkuesi Ramon Llamas. Ndonjëherë kompanitë duhet të nxjerrin mësime nga gabimet e tyre dhe të përpiqen t’i përmirësojnë. “Shumë rrallë ndodh që një produkt i një lloji të parë si ky të ngrihet që në start në nivelin e pritshmërive”, ishte komenti i tij.

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për probleme të izoluara, apo diçka më tepër se kaq. Megjithatë, kompania koreano-jugore po mendon të mos e shtyjë datën e lançimit, më 26 prill.

Samsungu i palosshëm, “fiasko” që në ditët e para

Ajo është zotuar t’i inspektojë me kujdes aparatet problematike dhe të përcaktojë arsyen e krisjes së ekraneve, që iu ndodhi disa testuesve. Kompania ka investuar shumë te “smartphone” i saj luksoz, i cili kushton 1.980 dollarë, dhe duket se do të përpiqet në çdo mënyrë të respektojë datën e nxjerrjes së tij në shitje.

Ajo mendon se mund ta ketë zbuluar problemin. Heqja e shtresës mbrojtëse, apo shtimi i ngjitësve në ekranin kryesor mund të jetë shkaku i dëmtimit dhe këtë informacion, siç thotë, do të kujdeset që t’ua përcjellë edhe klientëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi