Probleme te Liverpool? Pse u irritua Salah nga goli i Firminos? (video)

Liverpool bëri një hapje fantastike të sezonit të ri të Champions, duke mundur 3-2 gjigandin Paris SG, me yje si Cavani, Neymar e Mbape.

Ishte një gol i Firminos në minutën e 2 shtesë në fund të lojës, që vulosi triumfin e ekpit anglez në një 90-minutësh drithërues.

Dhe këtu kamera ka kapur një skenë të pazakontë; Salah duke reaguar i nervozuar nga goli, nga stoli ku ul pas zëvëndësimit në minutën e ’83. Mediat që e kanë kapur këtë çast ende nuk arrijnë të japin një shpjegim.

Salah është dhe në fushë tip shoqëror e aspak individualist dhe nuk shpjegohet një xhelozi e hamendësuar ndaj golit të kolegut të tij brazilian, me të cilin po bëjnë historinë.

I vetmi shpjegim, po ashtu i hamendësuar, është ndoshta keqardhja e Salah për veten, pas nxjerrjes nga loja, që nuk u ndodh me këmbët e tij te goli i triumfit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi