Probleme në Morinë, dhjetëra kamionë presin në radhë, shoferët: E njëjta situatë çdo javë, s’ka sistem!

Probleme shënohen në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra kamionë presin në radhë për të hyrë në Shqipëri që prej orës 07:30 e mëngjesit.

Drejtuesit e kamionëve shprehen se kjo nuk është hera e parë që ndodh, dhe se e njëjta situatë përsëritet çdo fundjavë. Pretendimi për bllokimin është se nuk ka sistem nga pala shqiptare.

“E njëjta situatë ndodh çdo javë dhe nuk ka zgjidhje. Jemi në pritje që prej orës 07:30 e mëngjesit. Ndodh shpesh, askush nuk merret me këtë punë. Thonë nuk ka sistem nuk ka sistem”,-janë shprehur drejtuesit e kamionëve.

Pika kufitare e Morinës ndodhet në Kukës dhe është një nga pikat kryesore lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi