SPORT

Pritej të largohej, por Casillas rinovon me Porton

Spread the love

Porto njoftoi pasditen e së enjtes se ka rinovuar kontratën e portierit Iker Casillas edhe për një sezon tjetër.

“Sot është një ditë shumë e lumtur për mua!! Do të vazhdoj edhe një vit tjetër me Porton. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi në Twitter ish-portieri i Real Madrid.

Sipas mediave portugeze, Casillas ka pranuar një ulje të pagës për të vazhduar aventurën e tij me Porton.

Casillas fitoi titullin kampion në Portugali këtë sezon. Përshtatja e familjes së tij në Portugali duket se ka qenë faktori kryesor që portieri spanjoll të mos largohej nga Porto./Top Channel/

Related posts

Zbulohet pronari i ri i numrit 7 te Real Madridi

dritatv

Salah shënon më shumë se Cristiano dhe Messi. Topi i Artë në horizont

dritatv

Zgjedhjet në FSHF, Fino: Jo i zhgënjyer! E prisja rezultatin e një procesi të parregullt

dritatv

Leave a Comment