Pritë sa doli nga shtëpia, si u vra 40-vjeçari në Durrës

Feriz Bardhi nga fshati Shën Vlash i Durrësit por me banim në lagjen 18 është ekzekutuar sot në orën 12:55 sapo ka dalë nga banesa e tij. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka mundur të zbulojë detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot qytetin bregdetar.

Feriz Bardhi

Mësohet se banesa e Bardhit ndodhet pranë Kryqit të Kuq në lagjen 18 dhe sot pas mesdite 40-vjeçari ka dalë nga shtëpia për punët e tij. Por për të dalë për të fundit herë në jetë pasi aty i kishin zënë pritë disa persona, të paidentifikuar ende nga policia të cilët e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa dëshmitarë e qytetarë që ndodheshin rastësisht aty e kanë çuar në spital në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dyshim mbetet një e kaluar e errët të viktimës, që me sa duket është edhe pista ku po heton policia. Grupi hetimor po merr në pyetje familjarë të 40-vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të viktimës.

Në vitin 2012 Bardhi ishte arrestuar në Ascoli/Itali, pasi bashkë me një tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër. Ata u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, dhe cilësoheshin nga policia italiane si korrierë të drogës.

Sipas policisë autorët e kanë ruajtur dhe kanë kontrolluar lëvizjet e tij duke e ditur itinerarin dhe pritur çastin e volitshëm. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në subjektet pranë vendit të ngjarjes për zbardhur krimin e rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi