Prindërit dhe fëmijët e hyrë ilegalisht në SHBA do të ndahen dhe ndiqen penalisht

Prindërit dhe fëmijët të cilët ilegalisht hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të ndahen për t’u paraburgosur dhe ndjekur penalisht nga Departamenti i Drejtësisë, deklaroi prokurori shtetëror Jeff Sessions.

“Kam vendosur zero tolerancë në politikën e hyrjeve ilegale përmes kufirit jugperëndimor. Nëse kaloni këtë kufi jashtëligjshëm, atëherë do t’ju ndjekim penalisht. Kjo është e thjeshtë”, tha Sessions në fjalimin gjatë konferencës për zbatimin e ligjit në Kaliforni duke shtuar se: ”Nëse trafikoni fëmijë, ne do t’ju ndjekim penalisht dhe ai fëmijë do të ndahet nga ju, siç parasheh ligji”.

Në fjalimet e mëhershme të grupeve për zbatimin e ligjit në Arizona, Sessions tha se pasi të dërgohen në Departamentin për siguri të brendshme (DHS), prokurorët federal do të ndërmarrin “aq raste sa të jetë e mundur derisa nuk arrihet përqindja 100 për qind”.

Ai tha se me qëllim të zbatimit të këtyre politikave ka dërguar 35 prokurorë në jugperëndim të SHBA-ve dhe ka zhvendosur 19 gjykatës emigrues në kufi.

Agjencia amerikane për kontroll të emigracionit dhe kufirit kanë paraqitur rritjen e kalimit ilegal të kufirit gjatë viteve të fundit dhe sipas asaj që ka njoftuar DHS muajin e kaluar mbi 50.000 persona kanë tentuar ilegalisht të kalojnë kufirin, dy muaj me radhë.

Sipas DHS-së, në muajin prill të këtij viti numri i kalimeve ilegale të kufirit ka qenë tre herë më i madh se muajin e njëjtë të vitit 2017.

Sessions tha se nuk ka dyshim se shumica e tyre që këmbëngulin ilegalisht të kalojnë kufirin arratisen për shkak të kushteve të këqija, mirëpo ai shtoi se “ne nuk mund të pranojmë secilin në planet që është në situatë të vështirë.” /Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi