Princi saudit Muhamed bin Selman uron presidentin Erdogan

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, ka uruar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan për suksesin e arritur në zgjedhje.

Sipas një lajmi në agjencinë zyrtare saudite të lajmeve SPA, Muhamed bin Selman ka uruar presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje duke i dërguar një mesazhi urimi.

“Presidentit të Turqisë i uroj shëndet dhe lumturi, kurse popullit vëlla turk edhe më shumë avancim dhe zhvillim”, thuhet në mesazhin e princit saudit.

Ndryshe, presidenti Erdoğan u urua mbrëmë edhe nga mbreti Selman bin Abdulaziz përmes një thirrjeje telefonike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi