Princi dhe aktorja martohen në maj, në kështjellën “Windsor”

Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të martohen në kështjellën “Windsor” në St George’s Chapel, muajin maj të vitit të ardhshëm.

Lajmi është zyrtarizuar nga pallati mbretëror “Kensington Palace”.
Familja mbretërore do të paguajë për dasmën, përfshi shërbesat, muzikën, lulet dhe pritjen festive.

Aktorja Markle, një protestante 36-vjeçare, do të pagëzohet përpara dasmës, shtoi më tej pallati mbretëror.
Amerikanja 36-vjeçare synon gjithashtu të marrë nënshtetësinë britanike, për të cilën do të punojë gjatë viteve në vijim.

Sekretari i princit Harry për komunikimin, Jason Knauf e përshkroi kështjellën “Windsor” si një “vend tepër special” për çiftin, duke thënë se ata kanë kaluar një kohë të konsiderueshme atjeqë kur u takuan për herë të parë në korrik të vitit 2016.

Ai shtoi se Princi Harry dhe Markle do të zhvillojnë edhe detyrat e para zyrtare së bashku në Nottingham, ditën e premte./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi