Prezantohet transferi i ri i Barcelonës

Edhe pse u konsiderua mundësia që Junior Firpo t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë dje pasdite, kjo punë më në fund do të bëhet në ditën e sotme.

Bisedimet me lojtarin ishin më të gjatë seç pritej dhe pati një ndryshim të vogël të planeve që prishën parashikimet që kishte klubi.

Prezantimi i Firpos, që do të jetë zëvendësimi i Jordi Albas në krahun e majtë, do të jetë bashkë me presidetin Josep Maria Bartomeu.

Pasditen e sotme, në orën 20:00, është caktuar ndeshja kundër Arsenalit për trofeun Gamper dhe ka shumë të ngjarë që Junior të paraqitet para tifozëve përpara se të fillojë ndeshja, pra rreth orës 19:20.

Në klub dje punuan gjithashtu për mundësinë që ai të mund të jepte një konferencë të shkurtër për shtyp para ndeshjes, megjithëse kjo nuk dukej e lehtë.

Si alternativë, Firpo do mund të jap një deklaratë të shkurtër për mediat zyrtare të klubit ose mund ta bëjë në turneun e Shteteve të Bashkuara që Barça do të fillojë nga nesër.

Klubi do të sqarojë gjithçka në një deklaratë kur të zyrtarizojë transferimin.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

SBAShK: Ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim

Në ditën e shtatë të grevës së mësimdhënësve, kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim po viziton qytetet e ndryshme të Kosovës. Mbrëmë, SBAShK refuzoi...

Haradinaj: Heqja e vizave konfirmohet para pushimeve të verës

Haradinaj ka thënë se vetë thirrja e seancës është gabim, pasi që s’ka pasur ndonjë analizë serioze deri më tani. Shefi i ekzekutivit ka numëruar...

Bamirësia e Crystal Palace, klubi ndihmon të pastrehët

Ndërsa në disa vende është problematik ndërtimi i stadiumeve të reja, në Angli ka klube që i përdorin ambientet e tyre për të bërë...

Së fundi

Disa vende të BE-së të shqetësuara për masat kundër COVID-19

Njoftohet se 13 vende anëtare të BE-së kanë bërë thirrje se masat e marra për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të shkelin...

Itali, një studim pretendon se numri i vdekjeve nga COVID-19 është shumë i lartë

Një studim i pavarur i publikuar në mediat italiane pretendon se numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në rajonet më...

Zhvillohet takimi i parë online i ministrave të jashtëm të NATO-s

Për herë të parë në historinë 70-vjeçare, ministrat e jashtëm të NATO-s zhvilluan një takim përmes videokonferencës. Sekretari i Përgjithshëm i Alaeancës, Jens Stoltenberg, bëri...