Prezantohet aplikacioni për rolin e policisë gjatë kohës së zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup sot ka prezantuar aplikacionin për telefon “Roli i policisë gjatë kohës së zgjedhjeve”.

Ky aplikacion u mundëson zyrtarëve policorë qasje më të lehtë tek rregullat ligjore që ndërlidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale që janë caktuar më 21 prill, por njëkohësisht në të kanë qasje edhe qytetarët, të cilët gjithashtu mund të informohet për kompetencat dhe autorizimet e zyrtarëve policorë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se edukimi dhe profesionalizimi i zyrtarëve policorë duhet të jetë proces i vazhdueshëm, përfshirë edhe ndjekjen e standardeve të reja teknologjike.

“Kësaj radhe duhet nënvizuar se qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt kanë qasje në kompetencat dhe autorizimet policore rreth vetë procesit zgjedhor”, theksoi Spasovski.

Ai sqaroi se aplikacioni mund të shkarkohet nga internet faqja e MPB-së dhe në këtë mënyrë shkurtohet koha për trajnim të zyrtarëve policorë.

Aplikacioni është përpunuar nga një kompani e angazhuar nga misioni i OSBE-së në Shkup. Shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Clemens Koja, tha se Ministria e Brendshme ka njohur rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe se bashkë me OSBE-së është nisur një projekt afatgjatë për zhvillimin e një platforme moderne elektronike për trajnimin e zyrtarëve policorë.

“Përparësitë e mësimit elektronik për organizatat e ndryshme përfshijnë zvogëlimin e shpenzimeve operative, ofron fleksibilitet, efikasitet dhe shkurtim të kohës për trajnime”, tha ambasadori Koja.

Prezantimi i aplikacionit u bë në Qendrën për Trajnime në Idrizovë, ku të pranishëm ishin edhe dekani i Fakultetit i Sigurisë si dhe përfaqësues të tjerë nga MPB-ja.

Ky aplikacion për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është përdorur në referendumin e mbajtur më 30 shtator të vitit të kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi