Pretendohet se Renzi do të dorëhiqet nga detyra e tij

 

 

Pretendohet se do të japë dorëheqjen Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD), partneri kryesor i qeverisë, i cili mori një humbje të rëndë pas zgjedhjeve të zhvilluara dje në Itali.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare italiane të lajmeve ANNSA, “një burim i besueshëm brenda partisë”, është shprehur se Renzi është i gatshëm të japë dorëheqjen nga detyra e sekretariatit të Përgjithshëm të PD-së pas humbjes së madhe që mori në zgjedhje, sipas rezultateve jozyrtare.

Ndërkohë që zëdhënësi i Renzit, Marco Agnoletti, në një postim nga llogaria e tij Twiter mohoi këto deklarata, por ai njoftoi se Renzi do të ketë një deklaratë në orën 17.00.

Renzi kishte deklaruar para zgjedhjeve se ai nuk kishte ndërmend të largohej nga detyra, pavarësisht nga rezultati. Thuhet se Renzin në marrjen e këtij vendimi mund ta ketë çuar fakti që PD aktualisht partneri kryesor i qeverisë së tanishme, ka marrë vota pothuajse në të njëjtën masë me partinë Liga të ekstremit të djathtë në aleancën e qendrës së djathtë.

PD është vetëm 1.2 pikë përpara Ligës sipas rezultateve jozyrtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi