“Pretendimet se Turqia shënjestron kurdët janë të paarsyeshme”

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tha se “Pretendimet se Turqia shënjestron kurdët janë të paarsyeshme. Synimi i Turqisë janë organizatat terroriste DEASH dhe PKK/PYD/YPG”.

Kalin, në një deklaratë me shkrim theksoi se, synimi i Turqisë në luftën kundër terrorizmit është garantimi i sigurisë kombëtare, sigurimi i paqes dhe stabilitetit rajonal.

Ai duke rikujtuar se Turqia është vendi i vetëm anëtar i NATO-s që lufton në të njëjtën kohë kundër organizatës terroriste PKK dhe zgjatimeve të organizatës në Siri, PYD dhe YPG, si dhe kundër organizatave terroriste DEASH dhe FETO, tërhoqi vëmendjen se Turqia në luftën e saj kundër terrorizmit do të jetë në koordinim me aleatët e saj dhe vendet e rajonit, si dhe do të zbatojë në mënyrë të vendosur politikat e saj të nevojitura për sigurinë kombëtare.

Kalin tha se, parimi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, “do të jemi edhe në terren, edhe në tavolinë”, tregon në mënyrë të qartë se për interesat kombëtare janë të hapur edhe rrugët ushtarake edhe ato diplomatike.

Zëdhënësi presidencial turk theksoi se qëllimi i Turqisë është të pastrojë Sirinë nga të gjitha organizatat terroriste, të mbrojë integritetin territorial të Sirisë si dhe ofrimi i kushteve politike dhe shoqërore që do të mundësojë kthimin e civilëve në vendet e tyre duke garantuar jetën e tyre.

“PYD dhe PYG, e cila vepron me një axhendë separatiste nën maskën e luftës kundër DEASH-it, është krahu i organizatës terroriste PKK në Siri dhe nuk mund të përfaqësojë kurdët. Të pretendohet se një organizatë terroriste përfaqëson kurdët, para së gjithash është mosrespektim ndaj vëllezërve tanë kurdë.

Një tjetër synim i Turqisë në luftën e saj kundër PKK dhe zgjatimeve të saj në Siri, është të shpëtojë kurdët nga persekutimi dhe shtypja e kësaj organizate terroriste, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës së tyre”, theksoi Kalin.

“Pretendimet se Turqia shënjestron kurdët janë të paarsyeshme. Synimi i Turqisë janë organizatat terroriste DEASH dhe PKK/PYD/YPG.

Çështja është përpjekja e PKK/PYD/YPG-së për të persekutuar kurdët që nuk i nënshtrohen asaj dhe aktet terroriste që kryen ndaj vendit tonë.

Ndërsa një organizatë terroriste nuk mund të jetë aleati i SHBA-ve, është e vetëkuptueshme”, shtoi ai.

Zëdhënësi presidencial Kalin, theksoi se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj për përfundimin e luftës, garantimin e sigurisë dhe zbatimin e procesit të tranzicionit politik pa bërë asnjë dallim fetar, etnik ose të medhhebit në mesin e vëllezërve të saj sirianë.

John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, sot kishte deklaruar se tërheqja e ushtarëve amerikanë varet nga disa parakushte.

Bolton tha se, tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria varet nga fitorja e plotë ndaj organizatës terroriste DEASH dhe nga marrja e garancive nga Turqia se të ashtuquajturit “luftëtarë kurdë” do të mbrohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi