Prestigjiozja franceze shkruan për krimet e luftës në Kosovë

Një gjykatë në Prishtinë, të enjten ka dënuar një rom me dhjetë vite burg, anëtar i një grupi paramilitar serb, për torturimin e shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në mes Kosovës dhe Serbisë.

Skender Bislimi, 58-vjeçar, është shpallur fajtor për torturimin e civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999, shkruan prestigjiozja franceze “Le Figaro”.

I akuzuari, i cili ka vepruar “me së paku dhjetë anëtarë” të grupit, “ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e më shumë se 40 civilëve, burra shqiptarë, duke ushtruar masat e frikësimit dhe terrorit”, sipas deklaratës së seancës gjyqësore.

Gjithnjë sipas gjykatës: “Burrat fillimisht u ndanë nga gratë dhe fëmijët, pastaj u detyruan të binin në gjunj para se të rrihen dhe janë detyruar të këndonin këngë serbe”.

Bislimi është romi i i parë, një pakicë etnike në Kosovë, që është dënuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit midis forcave të pavarura të Kosovës dhe forcave serbe. I arrestuar në përputhje me një urdhërarrest ndërkombëtar në Bosnje, ai u ekstradua në Kosovë në vitin 2016./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi