“Prestige Resort”, destinacioni i preferuar për turistët

 

Prestige Resort çdo ditë e më shumë po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit shqiptarë dhe të huaj. Të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet e tyre mes relaksit dhe natyrës së gjelbër e kanë gjetur vendin ideal për të pushuar. Ky resort ofron shërbimin, komoditetin dhe relaksin si asnjë resort tjetër në vend. Afërsia me detin dhe prania  e tre pishinave, përfshirë dhe një për fëmijë e bën atë më të veçantë dhe më të frekuentuar nga pushuesit. Tani çdo fundjavë Prestige Resort është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve.

” Na pëlqen ky vend për relaksin, komoditetin, natyrën dhe ushqimet që ofron. Është hera e parë që e vizitojmë dhe do të vijmë edhe herë të tjera këtu”, thotë një turist që vinte nga Londra.

“Vendi ynë ka bukuri të jashtëzakonshme sikur ky resort, përse të shkojmë nëpër botë kur kemi kaq shumë për të parë në Shqipëri”, thotë një tjetër pushuese.

Ky vend i gjendur mes pishave gjysmëshekullore dhe në zemër të Golemit ofron atë që çdo pushues kërkon. Pushimet në këtë resort nuk janë asnjëhere zhgënjyese me mjediset e bukura, komode dhe shërbimin cilësor që ofron.

/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi