Presidenti Trump përfshihet në dialog, mbështet Thaçin për marrëveshje historike

I pari i Amerikës, presidenti Donald Trump i ka shkruar një letër mbështetëse presidentit Thaçi për këtë proces.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot mbështetjen më të fuqishme që ka marrë ndonjëherë në procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

I pari i Amerikës, presidenti Donald Trump i ka shkruar një letër mbështetëse presidentit Thaçi për këtë proces.

“Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”, ka shkruar Trump.

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.

“Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, ka shkruar ai më tej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi