Presidenti Thaçi takon ish-shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Ashton

 

Presidenti Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se vizitën në Londër e ka filluar mbrëmë me një darkë, ku e pranishme ishte edhe baronesha Catherine Ashton.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve.

“Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy. Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Para Britanisë, Thaçi qëndroi për vizitë në Vjenë të Austrisë ku u takua me kancelarin Sebastian Kurz./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi