Presidenti Thaçi shkon në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar sot në Hagë – për ta mbajtur nesër një ligjeratë atje.

I pari i vendit do të ligjërojë në vendin ku funksionon Gjykata Speciale – një nismë për shfuqizimin e së cilës, që besohet të ketë qenë e iniciuar nga vetë ai.

Shkuarjen në Hagë për të ligjeruar e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi  në faqen e tij zyrtare Facebook.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Institutit prestigjioz holandez “Clingendael Institute”, sot kam udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.

Më pas do të kem një bashkëbisedim me shumë përfaqësues shtetërorë, ambasadorë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Holandë.

Pas ligjëratës dhe debatit, do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi