Presidenti shfaqet optimist për sa i përket liberalizimit të vizave

Hashim Thaçi, president i Kosovës, nëpërmjet një statusi në facebook ka thënë se nuk është koha të ankohemi por të punojmë. Duhet të veprojmë në interes të shtetit dhe qytetarëve ka thënë ndër të tjera ai.

Ai në facebook ka shkruar se kanë mbetur pak ditë deri te publikimi i Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo është një mundësi historike që edhe Kosova të përfshihet denjësisht në këtë strategji dhe qytetarët e Kosovës të kenë qartësi për hapat e radhës drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Kjo qartësi, së bashku me lëvizjen e lirë dhe pa viza, do të ishin lajmi më i mirë për çdo qytetar të Kosovës në dhjetëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë. Bashkimi Europian, i cili ka në dorë këtë strategji dhe vendimet e tjera të rëndësishme për vendin tonë, nuk preokupohet se çfarë dëshiron qytetari, por është i interesuar të shoh sa i kanë përmbushur kërkesat e tyre institucionet e vendit tonë. Prandaj, këtu nuk ka të panjohura. Pyetja urgjente që kemi para vetes është: a do të bëjmë çka është e nevojshme për të hequr dyshimet se dëshirojmë një të ardhme në BE? A dëshirojmë t’i japim rinisë sonë një shans që të përpiqen për një të ardhme meritore në familjen evropiane? Apo dëshirojmë që t’i ngatërrojmë përgjithmonë në kauza politike shkurtpamëse. Tani nuk është koha për fajësime apo shfajësime, por për veprime në interes të shtetit dhe qytetarëve. Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm sa e nevojshme është që në këto momente të tregojmë lidership të duhur”, ka shkruar Presidenti Thaçi.
E një vendim i tillë, sipas tij, është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, vend që ndërmori vendime të vështira në raport me Kosovën, për të cilat u jemi mirënjohës.
Thaci ka përfunduar shkrimin e tij se duhet ta bëjmë atë që është në të mirë të qytetarëve, një perspektivë evropiane e qartë dhe një lëvizje e lirë e qytetarëve tanë në Europë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi