Presidenti rus Putin të hënën vizitë në Ankara

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 11 dhjetor, ditën e hënë, do të zhvillojë vizitë në Ankara si i ftuar i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.

Siç theksohet, në takimin që Erdogan do ta zhvillojë në Ankara me homologun rus Putin, krahas marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, parashihet që të këmbehen edhe mendime lidhur me çështjet rajonale, siç janë zhvillimet e fundit për Jerusalemin, gjendjen në Siri si dhe çështje ndërkombëtare./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi