Presidenti Meta takim me kreun e ri të KLSH-së, Arben Shehu: Rrisni pavarësinë e institucionit, mos u ndikoni politikisht!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, priti sot në një takim Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin Arben Shehu me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.

Presidenti Meta, duke i uruar suksese në detyrën e tij, i kërkoi zotit Shehu, që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, e garantoi Presidentin e Republikës për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi