Presidenti Meta në Egjipt: Krenar për kontributin e shqiptarëve

Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti Ilir Meta, u takua me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit, ku vlerësoi edhe kontributin e dhënë ndër vite.

Duke u ndalur në miqësinë e hershme midis dy popujve, Presidenti Meta, nënvizoi se një rol shumë të madh luan dhe komuniteti aktual, që vazhdon në traditën më të mirë të ruajtjes dhe promovimit të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim.” -nënvizoi Presidenti Meta.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, shprehën gëzimin për vëmendjen e treguar nga Presidenti Meta dhe shprehën besimin se shteti shqiptar do t’i mbështesë më shumë në të ardhmen për ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre kombëtar në Egjipt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi