SHQIPERIA

Presidenti ktheu sërish ligjin për Teatrin, Balla: Do ta shqyrtojmë me qetësi dhe dashuri

Spread the love

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla reagoi pas kthimit sërish në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar, duke thënë se do të lexohet, shqyrtohet e më pas do të kalojë në seancë plenare.

“Presidenti e ka njoftuar pa na e sjellë ne. Ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç përcakton procedura e sanksionuar qartë në Kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi në shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe”, tha Balla.

“Ne jemi shumë seriozë në marrëdhënien me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet, me qetësi dhe dashuri gjithë propozimin që vjen nga Presidenti i Republikës”, shtoi kreu i grupit parlamentar socialist./Top Channel/

Related posts

Shqipëria shënon 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura

dritatv

Mungojnë mjekët specialistë, 31 vjeçarja shtatzënë humb trinjakët

dritatv

Arrestimi i “profesorit” trafikant, Balla-Bashës: Largoje nga strukturat e PD-së

dritatv

Leave a Comment