Presidenti i Turqisë mesazh urimi për festën hebraike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes një mesazhi ka shprehur urimet e tij me rastin e festës së Pashkëve hebraike për komunitetin hebre në Turqi.

“Struktura jonë sociale, e bazuar në respekt për paqe dhe për të gjitha besimet, e çimentuar me dashuri të përbashkët dhe respekt dhe e pasuruar me dallimet e saj, është bazamenti i unitetit tonë të fortë dhe solidaritetit”, thuhet në mesazhin e presidentit Erdogan.

Festa e Pashkëve hebraike, që përkujton ekzodin e izraelitëve nga Egjipti në kohën e Profetit Musa, konsiderohet si një nga festat më të rëndësishme në kalendarin hebraik.

Duke theksuar multikulturalitetin e Turqisë dhe karakterin multifetar, presidenti Erdogan nënvizoi rëndësinë që të gjithë shtresat e shoqërisë turke “lirshëm të zbatojnë fetë dhe traditat e tyre”.

“Me rastin e festës së tyre, dëshiroj të shpreh urimet më të mira për të gjithë hebrenjtë, veçanërisht hebrenjtë që janë shtetas tanë, me të cilët jetojmë në paqe dhe të cilët i përshëndes përzemërsisht”, tha presidenti Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi