Presidenti i KE-së: Pa rrugë legale migrimi për në Europë dhe brenda saj ne jemi të humbur

Mënyrës se si po trajtohen emigrantët në Libi janë çnjerëzore dhe për këtë nuk duhet që të heshtet. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha në intervistë për “DW” tha se është “i tronditur” për informacionet që i vijnë nga Afrika. Juncker thotë se Europa nuk duhet ta mbyllë gojën përballë “problemeve të pabesueshme, të cilat vijnë nga një shekull tjetër. Afrika e njeh mirë problemin e skllavërisë”. Juncker foli për një “dramë të përditshme për shumë njerëz – fëmijë, gra dhe burra – në Libi”.

Juncker tha se fakti që në Libi pas përmirësimit të kontrollit të kufijve me Evropën është rritur numri i migrantëve, që nuk mund të vijnë në Evropë “nuk është shkak i mjaftueshëm, për të plagosur njerëz, për të vrarë dhe për të vjedhur ata që ndodhen në kampe, të cilat u ngjajnë burgjeve dhe jo kampeve të refugjatëve.”

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përsëriti kërkesën për të krijuar mundësi për migrim legal. “Besoj se pa rrugë legale migrimi për në Evropë dhe brenda Europës ne jemi të humbur. Nëse ata, që mbërrijnë këtu të palumtur nuk do të mund të hyjnë nga dera e shtëpisë, ata do të vazhdojnë të përpiqen nga dera e pasme. Prandaj na duhen rrugë legale dhe Komisioni ka bërë tashmë propozime. Europa ka nevojë për migrim në dekadat e ardhshme”, tha Juncker. “Prandaj duhet t’u mundësojmë rrugë legale atyre që duan të vijnë në Europë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi