Presidenti i Brazilit, Bolsonaro kritikon “demagogët” e COVID-19

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka kritikuar pëhapjen e frikën nga koronavirusi.

“Është më e lehtë të bësh demagogji para një popullate të frikësuar, sesa të flasësh të vërtetën”, tha Bolsonaro në njërin nga postimet e tij në rrjetet sociale.

Ai tha se të folurit e së vërtetës mund t’i kushtojë shtrenjtë, por theksoi se kjo nuk është problem sepse brazilianët do të përballeshin me një “të keqe më të madhe se vetë virusi”, duke aluduar në papunësinë dhe vështirësitë e tjera ekonomike nëse gjërat nuk lëvizin.

“Kjo kushton popullaritet. Unë nuk shqetësohem për këtë! Shfrytëzimi i frikës së njerëzve për të bërë politikë në një kohë si kjo është punë e COVARD-ëve”, tha ai, duke u përpjekur të lidhë fjalët frikacak (coward) dhe COVID-19.

“Demagogjia përshpejton kaosin”, tha Bolsonaro, duke folur me një ton të ngjashëm me presidentin amerikan Donald Trump, i cili dëshiron të rikthehen bizneset që në Pashkë, duke mos iu dorëzuar frikës nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan “John Hopkins”, Brazili me një popullsi prej 210 milionë, aktualisht ka më shumë se 2.554 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe 59 vdekje.

Shteti i Amerikës së Jugut të premten shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe qyteti më i madh në vend, Sao Paolo, nga e martja hyri në një mbyllje për dy javë.

Veprimet e Bolsonaros në luftën kundër sëmundjes janë kritikuar shumë, kur ai pretendoi se sëmundja është thjesht “një fantazi” dhe “një grip i vogël”. Ai ka akuzuar mediat dhe kundërshtarët politikë për nxitje të “histerisë” duke raportuar për numrin e vdekjeve në Itali. Ai ndoqi një numër demonstratash rrugore pro-qeveritare dhe inkurajoi udhëheqësit fetarë që refuzuan thirrjen për të mbyllur kishat si përgjigje ndaj pandemisë.

Edhe Trump mbrëmë vonë kritikoi ata që duan të ndalojnë jetën në SHBA derisa të mbarojë frika e virusit.

“Mediat LameStream (e gjymtuara) janë forca mbizotëruese në përpjekjen për të më detyruar të mbaj vendin tonë të mbyllur sa më gjatë që të jetë e mundur me shpresën se kjo do të jetë e dëmshme për suksesin tim në zgjedhje. Njerëzit e vërtetë duan të kthehen përsëri në punë sa më shpejtë që është e mundur”, tha Trump.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore.

Organizata Botërore e Shëndetetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.

Më shumë se 472 mijë njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë ndërsa 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 114.800 janë shëruar, njofton Universiteti amerikan “Johns Hopkins”.

Megjithë, numrin në rritje të njerëzve të infektuar, shumica e të prekurve nga virusi tregojnë simptoma të lehta dhe shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Serbia nis hakmarrjen, i bllokon rrugët mallrave të Kosovës

Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj. Vendimi ka...

Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Aksidenti fatal ka ndodhur...

Erdogan: Të vërtetat nuk mund të eliminohen me mohim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se e gjithë bota e ka vërejtur se Kandili është padroni i organizatës terroriste në Siri,...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...