Presidenti Erdogan takon kreun e Këshillit të lartë shtetëror të Libisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar kreun e Këshillit të lartë shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri.

Takimi i zhvilluar në pallatin Beylerbeyi, ishte i mbyllur për media.

Ndryshe, më 5 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi ofensivën ushtarake për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

Operacioni filloi para “konferencës së dialogut kombëtar”, që do të mbahej në Libi nën mbikëqyrjen e OKB-së më 14-16 prill.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda me të cilën Haftar është i lidhur, ndërsa tjetra qeveria në Tripoli e mbështetur nga OKB-ja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi