Presidenti Erdogan pritet në Senegal me ceremoni zyrtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Senegalit, Macky Sall.

Presidenti Erdogan pasi ka mbërritur në rezidencën presidenciale ka përshëndetur trupën ceremoniale të Senegalit.

Erdogan dhe Sall, më pas kanë kaluar në takimin kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Esref Fakibaba, ministri i Doganave dhe të Tregtisë, Bulent Tüfenkci, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş si dhe nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi