Presidenti Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Uzbekistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, është pritur nga homologu i tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev.

Erdoğan gjendet në Uzbekistan për një vizitë zyrtare treditore. Ceremonia zyrtare u zhvillua në kryeqytet, ku himnet kombëtare të të dy vendeve u intonuan përpara fillimit të bisedimeve zyrtare.

Gjatë qëndrimit të tij, presidenti turk pritet të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, ekonomike dhe politike me homologun Mirziyoyev.

Erdoğan gjithashtu do t’i drejtohet parlamentit të Uzbekistanit dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Uzbekistan së bashku me Mirziyoyev.

Të martën, presidenti turk do të vizitojë qytetin historik të Bukhara, ku ka në plan të krijojë dy institute islame.

Presidenti shoqërohet nga një delegacion i madh, përfshirë këtu edhe bashkëshorten e tij Emine Erdoğan, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, ministrin e Ekonomisë, Nihat Zeybekci, Shefin e Inteligjencës, Hakan Fidan, Zëvendëskryeministrin Hakan Çavuşoğlu, ministrin e Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Özlü, ministrin e Punës dhe Sigurisë Sociale, Jülide Sarıeroğlu, ministrin e Doganave dhe Tregtisë, Bülent Tüfenkci dhe zëdhënësin e Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi