Presidenca turke ka paraqitur një mocion në Parlament për të zgjeruar autoritetin e shtetit për të nisur operacionet ushtarake ndërkufitare në veri të Irakut dhe Sirinë për një vit tjetër.
Mocioni i paraqitur nga qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, më parë i kishte lejuar ushtrisë turke të kryejë operacione ndërkufitare nga 31 tetori i vitit 2017 deri më 30 tetor të vitit 2018.
Mocioni deklaroi se Turqia i kushton një rëndësi të madhe mbrojtjes së integritetit territorial të Irakut, unitetit kombëtar dhe stabilitetit.
“Megjithatë, ekzistenca e PKK-së dhe DEASH-it në Irak përbën një kërcënim të drejtpërdrejt për paqen rajonale, stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë”, thuhet në mocion.
Parlamenti do të debatojë mocionin pas hapjes së vitit të ri legjislativ më 1 tetor.
Gjatë seancës parlamentare, deputetët do të debatojnë nëse e njëjta lëvizje duhet të zgjatet ose të hartohet një mocion.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.
Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini. Më 18 mars, trupat turke dhe Ushtria e Lirë Siriane çliruan qendrën e rrethit Afrin./Rtv Drita/