Premtimi i Bashës: Do anullojmë Ligjin e Arsimit të Lartë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët në korpusin universitar të Universitetit Politeknik, premtoi anulim të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Basha në fjalën e tij, tha se modernizimi i universiteteve sipas modelit europian do të jetë tipari i Ligjit për Arsimin e Lartë.  “Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do ti marrë prapë kryeministri dhe ministri i arsimit. Demokratizimi i vendimarrjes, moderrnizimi i universiteteve, sipas modelit europian do të jetë tipari i ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do ti bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune.

Jo thjeshtë ta anullojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua të jua premtoj sot këtu. Por të kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për Arsimin e Lartë të standarteve europiane”- u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi