Prapaskenat/ Meta: Pse telefonova Bashën pak pasi nisi protesta

Në konferencën e sotme për shtyp, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha se vendimi i tij për të çdekretuar datën e zgjedhjeve nuk është ndikuar as nga kryedemokrati Lulzim Basha, por as nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha, për të cilin nuk e fshehu simpatinë.

Por, për herë të parë, Presidenti rrëfeu publikisht se ia kishte bërë të ditur vendimin se do ta ç’dekretonte datën e zgjedhjeve kryedemokratit Basha përmes një telefonate vetëm 10 minuta pasi protesta kishte nisur.

Me bindjen dhe informacionet si nga agjensitë ligjzbatuese brenda, ashtu dhe jashtë vendit për akte të dhunshme gjatë protestës, Meta tha se i ka telefonuar kryedemokratit Luzim Basha, pak minuta pasi nisi protesta.

“Vetëm në orën 7 e 10 minuta përmes një telefonate zyrtare e regjisturuar përmes sekretarisë i është kërkuar Lulzim Bashës të ndërpritet mitingu në çdo moment që do ketë manifestim dhune duke i bërë të ditur edhe vendimin tim për të shfuqizuar datën e zgjedhejve që të ç’tensionohej situata, të përfundonte sa më shpejt ai manifestim. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës. Opozita ka çështje mjaft të drejta që ngre, i kam përkrahur edhe më parë. Ashtu sikurse opozita ka edhe tekat e saj, në kuptimin e kushteve të caktuara, nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e saj, por as për të toleruar që Shqipëria përveç datave mjaft problematike që ka në historinë e saj 12 Prill, 26 apo 28 Maj, 14 shtator apo 21 janar të kishte edhe 30 qershorin.Vendimi im është marrë me përgjegjësi të plotë. Në bazë të të gjitha të dhënave, jo për shkak të vullnetit të dy palëve, situata më 8 qershor por edhe në vijimësi mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit dhe do t’i jepnin mundësi palëve për akuza ndaj njeri-tjeterit. Kam pasur informacione të marra nga institucione serioze, agjensi ligjszbatuese këtu dhe të huaja të interesuara për stabilitetin këtu”,- sqaroi Presidenti.

Më tej, i pyetur nga gazetarët, Meta tha se “Biseda me Bashën u regjistrua në qoftëse do kishte probleme në miting”.

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Sërish sherr mes Osmanit dhe mbesës së Hashim Thaçit

Në komisionin për Punë të Jashtme ka pasur një përplasje verbale mes Kryetares së Komisionit, Vjosa Osmani dhe deputetës së PDK-së Evgjeni Thaçi. Kjo përplasje...

Kolonët hebrenj sulm racist në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj në Bregun e okupuar Perëndimor kanë dëmtuar disa shtëpi dhe automjete të palestinezëve, si dhe kanë brohoritur slogane raciste. Gassan Daglas, përgjegjës për...

Atentat shqiptarit në mes të Athinës! Autorët e sulmojnë tek berberi

Një person me shtetësi greke,por me orgjinë shqiptare është plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në sheshin Viktoria, në qendër të Athinës. Sipas...

Së fundi

Manastirliu tek ‘Shefqet Ndroqi’: Nisin përgatitjet për ta kthyer në COVID2

Teksa shifrat e të prekurve me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në vendin tonë, në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u...

Maqedoni: 123 persona të shëruar dhe 88 raste të reja me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 973 teste, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja me COVID-19. Sipas qyteteve:...

Mosrespektimi i masave, dënimi deri në 12 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë

Policia e Kosovës nga dita e martë do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e...