• Home
  • KURIOZITETE
  • Pranvera e Pragës: një e treta e rusëve e cilësojnë të drejtë ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki
KURIOZITETE

Pranvera e Pragës: një e treta e rusëve e cilësojnë të drejtë ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki

Spread the love

Ekspertët thonë se sondazhi për ndërhyrjen e Paktit të Varshavës reflekton rigjallërimin e “propagandës së periudhës së Brezhnjievit”.

Më shumë se një e treta e rusëve thonë se Bashkimi Sovjetik ishte korrekt kur ndërhyri në Çekosllovaki në vitin 1968 dhe gati gjysma e popullsisë thotë se nuk di asgjë fare për pushtimin, sipas të dhënave të një sondazhi të ri që publikohet në 50-vjetorin e shtypjes së Pranverës së Pragës.

Të dhënat e sondazhit reflektojnë rigjallërimin e “stereotipeve të propagandës së kohës së Brezhnjievit të periudhës sovjetike”, thotë Lev Gudkov nga qendra Levada e Rusisë, që ka publikuar sondazhin.

Më shumë se një e pesta e rusëve fajësojnë “veprimet subversive nga vendet perëndimore”për të ndarë bllokun komunist për programin e Çekosllovakisë së liberalizimit që përfundoi me pushtimin e drejtuar nga sovjetikët të vendit komunist.

Ndërhyrja e Paktit të Varshavës konsiderohet si një pikë kthese për trashëgiminë sovjetike në Europë, por përvjetori i kësaj ndërhyrjeje kaloi pa u vënë re në Rusi, ku politikanët dhe televizionet patën prirjen të qëndrojnë të heshtur për këtë çështje.

“Në konsiderata të përgjithshme, autoritetet nuk dëshirojnë të tregojnë vëmendje ndaj përvjetorit”, thotë Andrei Kolesnikov nga qendra Carnegie e Moskës.

Është rritur nostalgjia për Bashkimin Sovjetik në Rusi, ku trashëgimia komuniste lidhet gjerësisht me fitoren mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe me statusin si superfuqi. Vëzhguesit, sidoqoftë, thonë se momentet më pak të lavdishme në të kaluarën sovjetike po harrohen ose po ri-interpretohen përmes prizmit të teorive konspirative.

Natën e 20 gushtit 1968, sovjetikët dhe trupa të tjera nga Pakti i Varshavës hynë në Çekosllovaki me tanke për të ndaluar fushatën e reformave liberale të emërtuar si “socializëm me fytyrë njerëzore”. Lideri partiak komunist reformator, Alexander Dubček u rrëzua. Ndërhyrja, e shopëruar nga fotografitë e tankeve sovjetike në Pragë, solli dënim të ashpër nga Perëndimi dhe një ndasi me disa prej partive komuniste të Perëndimit.

Pushtimi po ashtu la pas më shumë se 80 të vdekur, shumë prej armëve të zjarrit, sipas raportimeve të brendshme çeje të publikuara 20 vjet më pas, në perëndimin e komunizmit.

“Këto ngjarje po dalin forcërisht nga kujtesa e publikut”, thotë Gudkov.

Sondazhi tregon se rreth 36 për qind e rusëve mendojnë se Bashkimi Sovjetik me siguri ose me gjasa ka “vepruar në mënyrë korrekte”në dërgimin e trupave në Çekosllovaki. 45 për qind të tjerë kanë vështirësi të përgjigjen nëse Bashkimi Sovjetik veproi mirë ose jo – një rritje nga 34 për qind në vitin 2003.

Vetëm 10 për qind e personave të moshës 18 deri në 35 vjeç thanë se nuk dinin asgjë në lidhje me Pranverën e Pragës, tha Gudkov. “Të rinjtë nuk dinë dhe as që duan të dinë për atë që ndodhi”, thotë ai.

Sondazhi i ri reflekton reagimet popullore ndaj realiteteve të reja gjeopolitike në Rusi, si aneksimi nga ana e saj e gadishullit të Krimesë në vitin 2014, thotë ai. “Mendoj se ky është manifestimi i amoralitetit të masave të një fuqie të madhe, që është bërë baza e rilindjes imperialiste të Rusisë nën Putinin dhe mbështetjes për aneksimin e Krimesë”.

Rreth një çerek i rusëve thanë se kanë dëgjuar për tetë protestues që mbajtën një demonstratë në sheshin e Kuq në vitin 1968 në shenjë proteste kundër pushtimit, duke mbajtur parulla që lexonin “ne po humbasim miqtë tanë më të mirë”apo “pasi liria juaj është edhe jona”. Protestuesit kaluan vite më pas në kampet e burgjeve apo të mbyllur në spitale psikiatrike.

“Interesi i shtetit është të fshehë domethënien reale të ngjarjeve historike të kësaj natyre. Në interpretimin e tyre të historisë ruse historia është ajo e burrave të shtetit dhe ushtarakëve, jo qytetarëve”, thotë Kolesnikov.

Ngjarjet po ashtu janë ndikuar nga teoritë e konspiracionit, thotë ai. Një dokumentar televiziv në vitin 2015 i titulluar “Pakti i Varshavës: Faqet jo të deklasifikuara” ishin aq agresive në justifikimin e ndërhyrjes saqë provokoi ankimim nga ministria e Jashtme e Çekisë. Raporte të pakonfirmuara rreth armëve sekrete përsëriten në dokumentar.

Në sondazh, 21 për qind e të pyeturve fajësojnë një komplot të Perëndimit dhe 23 për qind një grusht shteti nga liderët anti-sovjetikë të Çekosllovakisë për ngjarjet e vitit 1968. Vetëm rreth 18 për qind e rusëve e cilësojnë atë “një rebelin kundër regjimit të instaluar nga Bashkimi Sovjetik”- shifër më e ulët nga 31 për qind në vitin 2008.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

Related posts

Ky ishull i vogël ka popullsinë më të dendur në botë

dritatv

Imazh i pazakontë, minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë

dritatv

Lacoste ndryshon logon me krokodil, e zëvendëson atë me kafshë të tjera në rrezik zhdukje

dritatv

Leave a Comment