(Prag)tragjedi e re në automobilizëm: shikoni fluturimin Alex Peronit në Monza (video)

Një javë pas garës në Formula 2 në Spa-Francorchamps, ku ndërroi jetë piloti francez Anthoine Hubert, 22 vjeç, e u plagos rëndë Juan Manuel Correa, 20 vjeç, një tjetër aksident i rëndë ndodhi në Monza.

Në një garë në Formula 3 në pistën e njohur italiane, piloti australian Alex Peroni fluturoi afro dhjetë metra në ajër para se të binte mbi një gardh.

Por kjo kaloi pa pasoja të rënda kësaj here: piloti 19-vjeçar doli nga makina e tij dhe u fut në një ambulancë në vendin e aksidentit.

“Duket sikur Aleks Peroni është mirë. Ai po shkon në spital për një kontroll”, shkruajtën përfaqësuesit e ekipit të tij Campo në Tëitter. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi