Popullsia e Shqipërisë po plaket

Shqipëria po plaket me një ritëm të shpejtë. Ndonëse në fillim të viteve ’90 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Europë, me moshë mesatare të popullatës 24 vjeç, llogaritë e Kombeve të Bashkuara mbi Perspektivat e Popullatës tregojnë se deri në 2060 mosha mesatare e popullsisë në vend do të jetë 48 vjeç.

Në 1994 në vendet e rajonit mosha mesatare e popullsisë ishte mbi 30 vjeç. Serbia kryesonte listën me një moshë mesatare prej 33 vjeç. Më pas renditej Bosnje dhe Hercegovina me moshë mesatare 32 vjeç, Malin e Zi me 31 vjeç dhe Maqedonia me 30 vjeç.

Ndërsa në Europë vendet me moshë mesatare më të madhe në 1994 ishin Suedia, Italia dhe Gjermania, me 38 vjeç.

Në fillim të viteve 2000, mosha mesatare do të rritej për të gjithë Europën. Italia dhe Gjermania do kishin plakjen më të shpejtë me moshë mesatare prej 41 vjeç.

Në 2021 projeksionet e Kombeve të Bashkuara mbi moshën mesatare është 35 vjeç në Shqipëri, ku krahasuar me vendet e rajonit sërish ka moshën më të re (shiko hartën).

Por situata paraqitet e zymtë në 2060, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara Shqipëria do të ketë një moshë mesatare më të madhe se vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Ndër arsyet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë me këtë ritëm të shpejtë janë rënia e lindjeve, emigracioni dhe rritja e jetëgjatësisë. Rënia e lindshmërisë ka shkuar drejt niveleve të vendeve evropiane, emigracioni vazhdon të jetë në shkallë të gjerë. Kjo sjellje është vënë re në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Evropa prej vitesh ka hyrë në ciklin e plakjes së popullsisë. Projeksionet për vitet e ardhshme nuk janë aspak optimiste. Pas një dekade, projeksionet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në disa vende europiane mosha mesatare do të jetë 50 vjeç e lartë. Këtu përfshihen vende si Italia, Portugalia, Greqia, dhe më pas Gjermania, Polonia, Bosnja dhe Kroacia./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi