Poloni, dymbëdhjetë ton çokollatë e lëngët në autostradë

Tundimi i ëmbël në autostradë: Dymbëdhjetë ton çokollatë e lëngshme u derdhën mbi një autostradë të mërkurën në Poloni. Kamioni i që i transportonte është rrëzuar për arsye ende të panjohura dhe lëshoi ngarkesën e tij të “ëmbël”.

Menjëherë pasi u njoftuan ekip i punonjësve të rrugës u nis për në vend ngjarje ku rezultoi të kishte më shumë punë se kënaqësi. Për shkak se çokollata e lëngshme u ngurtësua në rrugë dhe e bëri pastrimin një detyrë të lodhshme.

Punëtorët e rrugës mbërritën me lopata dhe pastrues me presion të lartë. “Kjo do të marrë disa orë”, tha shefi lokal i zjarrit, Bogdan Kowalski, transmetoi TVN24. “Është e vështirë, çokollata është më e keqe se bora.”

Gjurmët e çokollatës shiheshin milje larg

Në fillim, makina udhëtuan në pellgun e madh dhe lanë gjurmë çokollatë në pistë. Policia në fund e mbylli autostradën në të dyja drejtimet.

Ndërkohë, shoferi i kamionit u dërgua në spital me një krah të thyer. Ai punoi për një fabrikë prodhuese të ëmbëlsirave. Aksidenti ndodhi në Poloninë perëndimore në A2 midis Wrzesnia dhe Slupca.

/Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi