Politikani i djathtë gjerman që po kthehet në mysliman: Arthur Wagner

Megjithëse ka vetëm dhjetë ditë përvojë me mediat, Arthur Wagner-it nuk i shihet që sapo i ka dhënë fund një ore të lodhshme emisioni televiziv. Ai, politikan i partisë populiste të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), dhe i konvertuar në mysliman, ishte i ftuar në emisionin me bisedë në gjuhën arabe të Deutsche Welles, “Shabab-Talk”. Jo, ai nuk do që të heqë makiazhin nga fytyra, me siguri gruas së tij do i pëlqejë kur ta shohë, thotë ai duke veshur pallton e zezë, vënë kapelen dhe duke u futur në bisedë me një kafe shqeto në dore dhe një biskotë. Telefoni i tij bën herë pas here pip. Edhe gjatë bisedës, revista „Spiegel”, ZDF dhe madje „Washington Post” duan të flasin për të bërë shkrime me të, thotë ai.

Një politikan i AfD-së, një partie islamofobike, që kërkon të bëhet mysliman, si mund të bëhen këto dy gjëra bashkë. Historia e jetës e ka shtyrë që herët të bëj gjëra që nuk janë të zakonshme, tregon Wagner, i cili para pak ditësh mbushi 49 vjeç. Ai është gjerman i Rusisë, i rritur në Urale. „Ne ishim të huajt”, tregon ai. Maturën ai e ka bërë në një shkollë ku shkonin fëmijët e kuadrove të partisë. Si gjerman, atje „ke më pak vlera se një hebre”, tregon ai. Ai ka qenë në gjithë Bashkimin Sovjetik. „Unë kam pasur prindër të gabuar, emër të gabuar, kjo më ka çuar në krizë identiteti shumë herët”. Për pyetjen nëse ai tani sërish ka rolin e një të huaji, ai rri dëgjon dhe thotë: kjo është një paralele interesante.

Gjithnjë diku në mes

E ëma e Wagnerit ka qenë mësuese muzike, i ati programues. Biseda zhvillohet në mënyrë shumë reflektuese. Ai duket shumë i sjellshëm. Kur ka qenë i ri ka dëgjuar programet e Radios Deutsche Welle, tregon ai me krenari. Në atë kohë, më 1982, ka dëgjuar programin për fenë dhe kishën. Pra gjëra që në Rusinë zyrtare nuk ishin të lejuara. Në rajonin ku është rritur ai feja ka qenë gjithnjë e pranishme. Por nuk kanë qenë të krishterët por myslimanët, që kanë jetuar prej qindra vitesh në zonën e Uraleve të Vollgës. 250 vjet më parë aty erdhën familjet gjermane, si ajo e Wagnerit. Në vitet nëntëdhjetë ata u „rikthyen” në Gjermani. Që kur ka qenë në Rusi ai ka studiuar gjashtë semestra matematikë. Në Gjermani e ka ndërruar drejtimin e studimeve në informatikë ekonomike. Dhjetë vjet ka punuar në shitje për një firmë që ka bërë tregëti me vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Pastaj ka arritur të bëhet shtresë e mesme, më vonë kriza e moshës së mesme, siç thotë ai. Ai u bë prift në një shtëpi fëmijësh në atheun e tij të ri në Brandenburg. Kjo i bëri mirë shpirtit tim, thotë ai. Kjo periudhë kaloi, në fund të fundit ai nuk është më i krishterë.

Paratë ai i fiton me një firmë konsultimi, që kërkon të nxisë tregëtinë me atdheun e tij të mëparshëm, Republikën ruse të Bashkirisë. Kjo Republikë vlerësohet si e pasur për shkak të pasurive të naftës. Një faqe interneti tregon tre partnerët e firmës, një prej të cilës është Wagneri. Për në Ufas, kryeqytetit të Bashkirisë, ai ka fluturuar 600 herë, thotë Wagner. Jo vetëm për biznes. Atje, ku jetojnë pjesa më e madhe e myslimanizmit sunit, ai ka gjetur rrugën drejt fesë myslimane. Në këtë rrugë ai është „udhëhequr”.

Si ka përfunduar tek misioni i tij?

Që kur ishte në programin arab Wagner foli me moderatorin Jaafar Abdul Karim për momentet e tij spirituale. “Unë pash diçka … pata një përjetim … dëgjova një zë të më fliste”. Edhe në kafene zëri i tij dridhet kur flet për këto gjëra. Tamam ai nuk mund të flasë për to. Në këto momente ai rrezaton emocionalitet të rrallë.

Edhe kush flet me ezoterikët dëgjon të flitet për „lëshimin në momente magjike”. Por Wagner është e vështirë të krahasohet me temjanin dhe „om”-et e zërave. Kostum gri, këmishë të bardhë, kravatë, ai duket serioz dhe konvencional. Megjithatë duket që ai merr vesh nga këto gjëra. Ai flet për shenjën e tij të horoskopit Ujori dhe të ashtuquajturin „rregullin shtatë vjeçar të renovimit”.

Por ezoterikët, ndryshe nga Wagner nuk merren me politikë. Politika është për ta shumë racionale. Kurse Wagner do të jetë mysliman dhe politikan i AfD-së njëkohësisht. Ai i kthen përgjigje pyetjes, nëse rruga e tij ezoterike drejt myslimanizmit i ka dhënë një mision politik. Një lloj misionari „për të ndërtuar urat midis Evropës dhe myslimanizmit”. Më vonë, thotë ai, do që të bëhet „kujdestar”.

Pastaj celulari i tij bën sërish pip. Ai flet në telefon me të bijën. Ajo është në pubertet dhe ka filluar njësoj si ai në atë moshë, të konfrontohet me fenë. Asaj i interesojnë grupet radikale të krishtera në SHBA. Në një farë mënyre kjo temë është pjesë e familjes së tij, thotë ai dhe qesh nën zë, i ungji i tij në Zvicër sapo ka kaluar nga feja ortodokse në judaizëm. Wagner ka edhe humor. Edhe në studion e televizionit ai qesh. Ai nuk është mendjemadh. Në diskutimin që bëhet në studio ai duket nganjëherë i pasigurt dhe herë pas here mbyll gojën duke vendosur gishtin në buzë. Në bisedën në

[DW Shabab Talk | Arthur Wagner (AfD) (DW)]
kafene ai është më i sigurt në vetvete.

Si mund të bëhesh urë midis AfD dhe myslimanizmit?

Feja është njëra anë për Wagnerin, AfD është ana tjetër. Në emisionin televiziv ai foli me forcë kundër „reklamave për homoseksualitetin siç bëhen në demostratat e Christopher Street Day”. Kjo nuk i bën mirë shpirtit të fëmijëve, kur e shohin. Tu thuash fëmijëve që homseksualiteti është në rregull, është „politikë e gabuar gjinore”.

Në tavolinë zëri i tij ngrihet kur ai kërkon mbylljen e kufijve. Sepse Gjermania nuk është më në gjendje të përballojë refugjatë. Vendi është mbingarkuar. Në këtë pikë Wagner përfaqëson krejtësisht mendimin e partisë së tij. Edhe kur thotë, përndryshe rrezikon të shpërthejë luftë civile në Gjermani, ai nxit po ashtu si AfD frikën e popullit. Por, raporti midis myslimanëve që jetojnë në Gjermani dhe atyre që sapo kanë ardhur është tek Wagneri ndryshe nga partia e tij: Sepse myslimanizmi është pjesë e këtij vendi. Ka ardhur koha që edhe AfD ta pranojë këtë. Mbase ai, mund t’ i tregojë kolegëve të tij të partisë çfarë mendojnë myslimanët. Nga ana tjetër edhe myslimanët duhet të përgjigjen kur u kërkohet të bëjnë diçka për këtë vend. Kështu Wagner propozon të kthehet në urë midis AfD dhe myslimanëve.

Jo kaq shumë refugjatë, por edhe jo kaq shumë AfD

Wagner rikosheta: Edhe për pyetjen cilin rol duhet të luajë AfD, ai flet për pozicionin e tij të cilin në parti nuk ia dëgjojnë me dëshirë, por që përfaqësohet nga ish-kryetarja e rrëzuar e partisë, Frauke Petry: AfD duhet të bëhet e aftë për t’u futur në koalicion, më mirë si një partnere e re e një Partie të fortë Kristiandemokrate. Në një pikë Wagneri ia kalon të gjitha pikëpamjeve të AfD: Ai beson se AfD në një afat të gjatë nuk do marrë më shumë se 20 përqind. Dhe ai mendon se kjo është në rregull. Sepse një AfD e fortë nuk do i bënte mirë „paqes në Gjermani”. Detyra speciale e AfD është ajo e një force konservatore dhe nacionalo-konervatore për „të ruajtur kulturën dhe shpirtin gjerman”.

Hapat e tjerë

Deri ku do shkojë ai në rrugën e tij për t’ u bërë mysliman, u pyet Wagner në studio. Nga 114 sure ai ka lexuar vetëm gjashtë të parat, thotë dhe kërkon falje. Me agjërimin ka bërë përvojat e para. Atij i duhet kohë të bëhet mysliman i mirë. Politikan është bërë në AfD. Hapi tjetër është krijimi i një fondacioni nëpërmjet firmës së tij për të çuar më tej „misionin” e tij. A do afrojë AfD edhe myslimanët, Wagner druhet se jo, por koha do ta tregojë. Nga Deutsche Welle ai largohet me hapa të lehtë, merr makinën e parkuar tek qoshja dhe shkon në shtëpi në Falkensee. Atje, ku më parë ka qenë përfaqësues i Kishës evangjeliste. Tani ai do dalë në mes të një zone, ku AfD ja islamofobike ka marrë rezultate të larta në sondazhe. A mund t’i besojë ai kolegëve të partisë, kjo nuk dihet me siguri. Dalja e tij publike si mysliman, thotë ai, ka marrë shumë kritika. Në AfD në zonën e tij, ka pasur lajme, sipas të cilave Wagnerin do donin më mirë ta përjashtonin./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi