Politikani gjerman lihet “gjysmë i vdekur” në rrugë (FOTOT)

Politikani gjerman Frank Magnitz, po lufton për jetën në spital, pas një sulmi nga tre persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku kryetari i qytetit të Bremenit, të Partisë AfD (Alternativa për Gjermaninë), mbërriti në spital me plagë në kokë.

Në një deklaratë për mediat, dega e partisë së krahut të djathtë në Bremen tha se sulmi ishte “Një vrasje në tentativë me motive politike”.

Partia e AfD-së ka publikuar dhe imazhet e kryetarit të plagosur.

“RT” shkruan se tre burra të armatosur me shkopinj druri, e rrahën politikanin duke e goditur disa herë derisa një punonjës ndërtimi e pa sulmin dhe u përpoq të ndërhynte.

Sipas deklaratës, sulmi u bë menjëherë pasi Magnitz u largua nga një pritje e Vitit të Ri.

“Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Gjermani.”,  thuhet në deklaratën e AfD-së, ku shtohet se Magnitz mbetet në gjendje të rëndë.

“Ai u rrah duke u lënë gjysmë vdekur”, shkroi zëdhënësi i AfD-së, Jörg Meuthen, në Twitter. Ai e quajti sulmin një “komplot frikacak dhe të neveritshëm”.

Ndërsa policia vazhdon kërkimin për sulmuesit, politikanët gjermanë kanë dënuar brutalitetin e incidentit.

“Shpresoj që autorët do të hetohen së shpejti dhe do të dënohen”, tha deputeti gjerman i Partisë së Gjelbër, Cem Özdemir, duke shtuar se nuk ka justifikim për dhunën “madje edhe kundër AfD-së”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi