Policia turke arrestoi 12 të dyshuar lidhur me DEASH-in

 

Së paku 12 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH janë privuar nga liria gjatë operacionit të cilin policia turke e filloi sot në mëngjes në Ankara.

Në kuadër të hetimeve ndaj organizatës terroriste DEASH, prokuroria shtetërore në Ankara dha urdhër për arrestimin e 20 personave të dyshuar.

Forcat policore deri tani kanë arrestuar 12 të dyshuar dhe kërkojnë tetë të dyshuarit të tjerë.

Zyrtarët policor njoftuan se operacioni është planifikuar më parë dhe se bëhet fjalë për arrestimin e të dyshuarve të cilët janë shtetas të huaj dhe të cilët kanë qëndruar në luftëra të huaja dhe kanë rekrutuar të rinj për t’ju bashkuar DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi