KURIOZITETE

Policia, me gjarpër gjatë marrjes në pyetje. Ja se ku….!

Spread the love

Policia indoneziane ka pranuar se oficerët e saj përdorën gjarpërinj gjatë një marrjes në pyetje të një njeriu të arrestuar në rajonin e Papuas.

Kjo pasi në rrjetet sociale u shfaq një video që tregonte një të arrestuar duke bërtitur nga frika e gjarpërit, e policët nga ana tjetër qeshnin.

Autoritetet e policisë në rajonin lindor të Indonezisë i kërkuan falje publikut për shkak të skenave të pakëndshme.

Megjithatë, policia tha gjithashtu se nuk do të fillonte asnjë procedurë e për shkak se gjarpërinjtë nuk ishin helmues.

Nga ana tjetër, avokatja dhe aktivistja vendase për të drejtat e njeriut, Veronica Koman argumenton se metoda e përdorimit të gjarprit është një formë e papranueshme dhe e paligjshme e torturës.

Ajo tha gjithashtu se ky nuk është rasti i vetëm, por policia dhe ushtria në Papua shpesh përdor gjarpërinjtë për të trembur të arrestuarit gjatë proceseve hetimore. /tesheshi.com/

Related posts

Kujdes me përdorimin e parfumit gjatë verës

dritatv

Qytetet më të mira të botës për të rinjtë: Berlini nr. 1, Montreali i dyti, New Yorku i 8-ti

dritatv

Turqi, liqeni me zambakë uji pret entuziastët e natyrës

dritatv

Leave a Comment