Policia liron Balliun dhe katër të tjerë/ Dhjetë të ndaluar pas protestës së ‘Unazës së Re’

Policia e Shtetit publikon bilancin e arrestimeve të kryera mbrëmjen e sotme pas protestës të banorëve të “Unazës së Re”.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia publikon inicialet dhe moshën e 15 të ndaluarve.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu dhe katër qytetarë të tjerë janë lënë të lirë, ndërsa dhjetë të tjerë vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Ja njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë, se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në c?nimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.Save

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Yildirim: Turqia pret mbështetje më të madhe nga miqtë kundër terrorizmit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Gjermani, në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel...

Shqipëria merr PO-në për negociatat/ Ministri gjerman i Evropës: Urime për Tiranën, është e merituar

Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Shumë i...

Ky “iPhone X” kushton 159 dollarë

Kompania kineze Oukitel ka prezantuar celularin U18, i cili ka ngjashmëri të mëdha me celularin më të ri të Apple. Celulari i tyre po quhet...

Së fundi

Alibeaj: 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje

PD ka reaguar sot përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria. Ndërsa...

Padia ndaj Taulant Ballës, GJKKO rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës, nuk ka hetim

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjykata e...

Meta: Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij të mbajtur para gazetarëve, deklaroi se janë shtuar rastet e personave të infektuar dhe po...