Policia e Kosovës arreston Marko Gjuriç/ Ekskluzive (Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç ku organet e rendit e kanë sjellë atë në stacionin e policisë në Prishtinë.

Arrestimi i Gjuriç-it ka ndodhur rreth orës 17:00 në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar për të marrë pjesë përkundër asaj se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reagur përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale duke shkruar se hyrja e Marko Gjuriçit në Kosovës në mënyrë ilegale është në kundërshtim me ligjin, kushtetutën dhe marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Veprime të tilla janë shumë të rrezikshme dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Kosova do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur situatën paqësore brenda territorit tonë”, ka shkruar Hoxhaj./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi