Policia arreston përsëri Burdushin

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot mjekun popullor Hysri Peqanin, të njohur si Burdushi.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i Peqanit, Asdren Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se Policia në mëngjesin e sotëm e ka bastisur lokalin ku Peqani e kryente veprimtarinë e tij.

“Kanë shkuar në bastisje sot në mëngjes ndërkaq më vonë më ka informuar edhe klienti im për këtë”, ka bërë të ditur Hoxha.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces , ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani ” Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi