Pohimi i tronditës i Dennis Quaid: filmat amerikanë, me kokainën si zë buxheti

Aktori i njohur amerikan Dennis Quaid dha një intervistë për emisionin “Megyn Kelly Today”, të rrjetit televiziv NBC, në të cilin ai foli për rolin e presidentit të 40-të SHBA-ve, Ronald Regan

Në një bisedë, të zhvilluar në “Fermen e Reganit” në Kaliforni, Quaid zbuloi se Regani ishte presidenti i tij i preferuar.

Aktori foli hapur më pas për martesën e tij me aktoren Meg Ryan, 18 vjet pas divorcit, të cilën ai e përshkroi se me të kishte ndjenjën që po jetonte nën hijen e gruas së tij, por ai haptazi pranoi se ai kishte qenë prej kohësh një personi i mvarur tejmase nga droga.
Ai pranoi se kokainën e konsumonte çdo ditë të jetës së tij, nga e cila tha ka pasur shumë telashe dhe luftë të vazhdueshme për ta braktisur. Për shkak të kokainës, ai tha qëndronte zgjuar gjithë natën, kështu qëi mund të flinte vetëm një orë, dhe e gjitha kjo, shtoi aktori, ka qenë torturë psiqike dhe fizike për vite të tëra.

“Unë u rrita në vitet ‘70 dhe ‘80, kur marrëdhënia me kokainën ishte krejtësisht e ndryshme, Kokaina shpesh është përfshirë në buxhetin e filmave që xhiroheshin”, tha ai.

“Kam kaluar shumë ditë e dhe net duke iu lutur Zotit për të më larguar nga kjo e keqe e madhe që më kishte kapluar, betohesha se nuk do ta merrja më kurrë…”

Pas shumë muajsh pa gjumë, me vetëm një orë në ditë, ai vendosi të ndërpriste marrjen e drogës, por prej pasdite përbetuese gjithçka do të niste nga e para. Për ta lënë konsumimin e drogës, Denis Quaid është dashur që të jetë pjesë e një programi rehabilitimi për një kohë të gjatë deri në braktisjen e plotë.

Rekomandimi nga ai është: sa më larg narkotikëve! /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi