Pogradec, mbetjet spitalore digjen në natyrë

Pavarësisht se ligji parashikon trajtim të diferencuar të mbetjeve spitalore, fusha e grumbullimit të mbetjeve në Pogradec, dëshmon qartë se ky kriter nuk respektohet. Spitali, qendrat shëndetësore, klinikat mjekësore private apo edhe klinikat dentare janë prodhuesit kryesorë të këtyre mbetjeve, të cilat depozitohen së bashku me mbetjet e tjera të Pogradecit në zonën e njohur si Përroi i Shtogut. E pavarësisht ligjit, gjithçka duket e qartë: mbetjet spitalore kthen në ushqim për derrat apo edhe shpendët e tjera duke shkaktuar një skandal mjedisor.

Në fushën e mbetjeve në Pogradec, mbetjet spitalore trajtohen si mbetje urbane dhe lihen në sipërfaqe. Banorët e shtëpive pranë fushës, jashtë kameras, tregojnë se shpesh qeset e mbushura me mbetje spitalore digjen për të mos i lënë të përhapen.

Kundërmimi i rëndë dhe rreziqet që vijnë nga ajri me substanca të rrezikshme i shqetëson prej vitesh, pasi në këtë zonë pak kilometra larg fshatit Çërravë, hidhen prej vitesh.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi