Pogaçet arabe Fataer

Disa madje i duan më shumë se kiflet!

Ju nevojiten:

– 3 filxhanë miell,
– 50 ml vaj,
– 150 ml qumësht të freskët,
– 3 lugë kos,
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,
– 20 g tharmë të freskët,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– 2 vezë,
– 1-2 lugë qumësht të freskët.

Për shtojcë:

– 150 g djathë,
– 150 g kaçkavall.

Gatimi:

Ngrohni pak qumësht të freskët dhe në të thërrmojeni tharmin. Lëreni të bymehet dhe qiteni në gropën e miellit, bashkë me pluhurin e ëmbëlsirave.

Shtoni përbërësit e tjerë pa 1 lugë të bardhë të vezëve dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i butë.

Lëreni brumin në enë të lyer me vaj. Prisni që të bymehet derisa të dyfishohet.

Nga brumi i bymyer zhvilloni petën në tavolinë pune në të cilën keni përhapur shtresë të hollë mielli (trashësi prej 6 – 7 mm).

Nëse keni presë, pasi që me të është më lehtë, me të pritni pogaçet. Në mes të çdo rrethi qitni shtesën – djathin e thërrmuar dhe kaçkavallin e grirë në rende.

Varianti i dytë është që nga brumi të pritni një rreth në perimetër prej 6 – 7 cm. Vijën e jashtme lyeni me të bardhët e tundur të vezës dhe pastaj mbylleni në formë guace dhe shtypeni brumin që të ngjitet.

Pogaçet e gatshme radhisni në distancë nga njëra-tjetra, lyeni me pak gjalpë nga qumështi i lopës.

Çdo pogaçe lyejeni me qumësht të freskët me ndihmën e brushës.

Piqni pogaçet në furën e nxehur më parë në 200 gradë derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.

Mund t’i qitni shtesë sipas dëshirës suaj dhe t’i qitni erëza sipas dëshirës. Shërbeni me jogurt apo me lëng

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Një bereqet i papritur: familja “strehon” 60.000 bletë pa dijeni, merr 50 kg mjaltë (video)

Mjalti, një prej begative më të mira të natyrës, mund të bëj vendin aty ku më së paku e pritni. Duke qenë se kërkojnë kushte...

Serbët në veri, për 19 vjet nuk kanë paguar faturat e ujit – 13 milionë euro borxh ARRU-së

Banorët e komunave veriore të Kosovës, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, nuk i kanë paguar faturat për shërbime të ujit. Rreth...

Greqia rrit pagën minimale, ja sa do të jetë ajo!

Me duartrokitje është pritur deklarata e kryeministrit Tsipras në mbledhjen e kabinetit me anë të së cilës njoftoi se rrit për herë të parë...

Së fundi

Turqia regjistron 73 vdekje të reja nga COVID-19, numri i viktimave rritet në 574

Turqia ka konfirmuar se 73 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 574 numrin e...

Itali/ Rënie e madhe e numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që...

Shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri, ndërron jetë ish-boksieri

Ka shkuar në 21 numri i viktimave që lidhen me Koronavirusin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-boksieri Skënder...